Home Aktualitet Erisa Xhixho: Njerëzit kërkojnë një rimëkëmbje ekonomike dhe një shtet normal, këtë e garanton programi i LSI!

Erisa Xhixho: Njerëzit kërkojnë një rimëkëmbje ekonomike dhe një shtet normal, këtë e garanton programi i LSI!

nga Editor

Erisa Xhixho, kandidatja për deputete e LSI në Tiranë, ka folur për fushatën zgjedhore dhe pritshmëritë nga 25 prilli. Nga ana tjetër, kandidatja e LSI në Tiranë theksoi se 5 prioritetet e kësaj partie janë pritur mirë në Tiranë, ndërsa edhe lista e kandidatëve është dinjitoze jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë Shqipërinë.

Reagimi i plotë:

“Ka rënie të besimit të qytetarëve te politika. Këtë vit votohet edhe individi dhe kjo i jep mundësi qytetarëve të votojnë jo thjesht një logo. Kjo ndikon edhe në rritjen e pjesëmarrjes, e cila besoj se do të jetë shumë e lartë më 25 prill. Qytetarët kërkojnë premtime të drejtpërdrejta që të rifitojnë besimin dhe kjo është një sfidë shumë e madhe për të nesërmen. Mendoja se kjo fushatë do të ishte një moment llogaridhënie nga qeveria për ato që kanë bërë apo jo, aq më tepër në këtë moment kritik që ndodhet vendi. Njerëzit kërkojnë një rimëkëmbje ekonomike, një shtet normal”.

Lajme te ngjashme