Home Aktualitet Kush e pagoi faturën e fluturimit? Rama me avion privat në Serbi, prenontohet 1800€ ora

Kush e pagoi faturën e fluturimit? Rama me avion privat në Serbi, prenontohet 1800€ ora

nga Albina Hoxhaj

Vizita e kryeministrit Rama në Serbi për “Shengenin Ballkanik” ka ngritur shumë pikëpyetje me interesat që fshihen pas saj dhe me faktin që Kosova është jashtë këtij projekti.
Rama u nis në Serbi me një avion privat duke trumpetuar kështu edhe rëndësinë e kësaj vizite. Mirëpo ajo që ka rënë në sy në udhëtimin e kryeministrit është kompania e shtrenjtë e fluturimeve që Rama ka përdorur për të shkuar në Serbi, në një vend jo shumë larg Shqipërisë.

Gen Sejko ka publikuar dhe çmimet e kësaj kompanie, me të cilin Rama ka udhëtuar drejt Beogradit.

Sipas një kërkimi kompania bullgare Aviostart ofron shërbime të pasagjerëve privatë dhe çmimet fillojnë nga 1800 euro ora.

Ai shkruan:

Aviostart është një linjë ajrore bullgare me bazë në Aeroportin e Sofjes. Aviostart ofron shërbime të pasagjerëve privatë dhe çmimet fillojnë nga 1800€ ora. Presim që kryeministri të na tregojë se kush e pagoi faturën e fluturimit të tij në Beograd dhe se sa ishte shuma totale që u pagua. Natën e mirë!”

Kujtojmë se më herët kryeministri ka ndaluar kabinetin e tij të udhëtojë me bussines class, por mesa duket Rama nuk e paska përfshirë veten.

***

Lajme te ngjashme