Home Aktualitet De Biasi: Veprim i çuditshëm me heqjen e pasaportave, ata lojtar bën diçka të madhe

De Biasi: Veprim i çuditshëm me heqjen e pasaportave, ata lojtar bën diçka të madhe

nga Editor

Lajmi për heqjen e pasaportave diplomatike për kombëtaren e vitit 2016 që çoi Shqipërinë në Europian bëri bujë të madhe në mediat e vendit tonë.

Pasaporta ishte e vlefshme deri në vitin 2026, por ende pa mbushr 5 vite nga ajo ditë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vendosi që futbollistëve kuqezinj t’u hiqet pasaporta diplomatike.

Për këtë temë ka folur sërish ish trajneri i Kombëtares  së asokohe, Gianni De Biasi, i cili e cilëson si një vendim të çuditshëm.

“Unë mendoj se është diçka shumë e çuditshme, shumë veçantë. Na e dhanë në atë kohë për një kontribut dhe befas na kanë vendosur të na e heqin, në një kohë kur skadon në 2026. Është fiks sikur i dhuron diçka një njeriu dhe më pas mërzitet e i thotë: ‘ma kthe pas tani’. Ky më duket si një autogol i qeverisë.

Në atë periudhë, ata lojtar bën diçka të madhe.  Përderisa nuk kam një komunikim zyrtar, nuk mund të flas gjë,”-u shpreh De Biasi për “MCN”.

Lajme te ngjashme