Home Aktualitet Terrori ndaj banorëve të Unazës se re, si përgjigje e shëmtuar e qeverisë ndaj rezistencës së tyre paqësore 1-vjeçare

Terrori ndaj banorëve të Unazës se re, si përgjigje e shëmtuar e qeverisë ndaj rezistencës së tyre paqësore 1-vjeçare

nga Editor

Nga Orjola Pampuri

Dje dhe sot, policia ka rinisur ciklin e arrestimeve duke mos kursyer dhe njoftimin per tu paraqitur prane komisariatit nr 6 dhe per ish deputetet e opozites, mbeshtetes te kesaj kauze qe ne fillimet e saj. Paradoksi i madh eshte qe nga njera ane tenderi korruptiv prej 40 milion euro, eshte thjesht nje akt rutine i vazhdes se vjedhjeve te kesaj qeverie, per te cilin askush nuk flet, ndeshkohet apo te pakten te indinjohet, dhe nga ana tjeter ndalon banore te pafajshem, te cilet prej nje viti dalin te protestojne ne rruge per banesat e tyre, per ato banesa qe i ndertuan me para mundi e gjaku, per ato banesa qe i ndertuan para 25-30 viteve, e prej atehere kane qene taksapagues te rregullt. Per ato banesa, ku strehohen, familjare, nena gra e femije, e per ato biznese prej te cilave ushqehen dhjetera familje. Po ky kryeminister dhe hijenat qe e rrethojne, nuk e kupton vleren e mundit, sepse sipas kutit te tij, paraja, prona kane vlere tjeter, ato kane vleren e mashtrimit, uzurpimit e shfrytezimit, ndaj nuk ndjen dhimbje. Nese sipas gjuhes se rendomte jo e denje per nje kryeminister, por ne kete rast ky ben perjashtim, ku citon qe sistemi drejtesise u shkaterrua nga KCK, ky vend ne keto 6 vite, u rrenua pikerisht nga moto vidh c’te mundesh e ku te mundesh.
Edi Rama, Arta Marku, lironi banoret paqesore e te ndershem te unazes, mos guxoni te cenoni dinjitetin e tyre dhe perfaqesuesve te opozites qe i perkrah. Ju nuk me trembni as mua, as koleget e mi e as banoret e unazes. Te gjithe bashke do ia dalim. Fundi juaj eshte afer. Diktatoret nuk kane brire, mjaftojne sjellje te tilla per t’i dalluar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!