Vasili: Idioti i ” dobishëm” i Dostojevskit dhe idioti ynë i panevojshëm!!!

Read Time:1 Minute, 18 Second

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar deklaratën e Ramës për Integrimin, lidhur me procesin e vendimmarrjes se BE per hapjen ose jo te negociatave, i cili tha se Franz Kafka apo Ismail Kadareja, nëse do të kishin ndjekur procesin, “do të kishin parë se si realiteti e konkuron edhe fantazinë e tyre të pakonkurueshme”

Në facebook, Vasili ka zgjedhur shkrimtarin Dostojevski dhe librin e tij “Idioti”, për të ironizuar Ramën, ndërsa shkruan: “’idioti’ ynë ne dallim nga idioti i dobishëm i Dostojevskit është monoton, i mërzitshëm, pa gusto”.

Nga Petrit Vasili.

Kupton pak dhe per ç’shkak citon trashe letersine boterore, ndaj “idioti” yne ne dallim nga idioti i dobishem i Dostojevskit eshte monoton,i merzitshem,pa gusto dhe veshtulloz si vaj i trashe, qe nuk lubrifikon dot trurin.

Lexojeni ç’thote kryeministri yne,por as mos u nervozoni dhe as mos e humbni durimin,bile as mos u zemeroni,qe ai i ndot autoret e medhenj duke i cituar pa kuptim,besomëni nuk eshte faji i tij,qe truri i ecen ngadale dhe perzishem duke zhurmuar si rrotat e nje qerreje te zhytyr ne balte e qe terhiqet nga buaj te lodhur e apatike.

Ja ç’thote i shkreti,fatkeqi kryeminister duke vajtuar per integrimin qe as e do as e beson:

“Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkuron edhe fantazinë e tyre të pakonkurueshme…’

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post E rëndë/ Los Anxhelos në flakë, evakuohen 100.000 njerëz dhe digjen 823 hektarë tokë
Next post Horoskopi për ditën e shtunë, 12 tetor 2019