Home Bota E rëndë/ Los Anxhelos në flakë, evakuohen 100.000 njerëz dhe digjen 823 hektarë tokë

E rëndë/ Los Anxhelos në flakë, evakuohen 100.000 njerëz dhe digjen 823 hektarë tokë

nga Editor

Zjarri masiv filloi përhapjen e tij të enjten, dhe në dy orët e fundit ajo arriti të prekte dhe zonat e banuara të Los Anxhelosit.

LOS ANXHELOS – Një zjarr masiv i cili po përhapet me shpejtësi ka rënë në zonën veriore të Los Anxhelosit duke dëmtuar rreth 823 hektarë tokë.

Sherifi Chad Bianco i qarkut  Riversdale raporton se 1 njeri ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, dhe dy të tjerë janë të plagosur rëndë.

Zjarri masiv filloi përhapjen e tij të enjten, dhe në dy orët e fundit ajo arriti të prekte dhe zonat e banuara të Los Anxhelosit.

Rreth 500 shtëpi janë cilësuar të pabanueshme, dhe urdhrat emergjente të policisë kanë nxitur evakuimin e dhjetëra mijëra njerzëve.

Në qarqet e prekura nga zjarri, në veri të Los Anxhelosit janë vendosur të paktën rreth 250 zjarrëfikës.

300.000 banorë të vendeve afër me zjarrin e rënë, janë pa energji elektrike, sepse erërat e forta dhe tensionet elektrike mund të bëhen burim zjarri, apo të ndihmojnë në përhapjen e zjarrit tashmë të rënë.

Sipas sherifit të qarkut, zjarri ka filluar nga një zjarrvënie e plehrave, e cila nga erërat e forta dhe të furishme,  agravoi dhe morri përmasa masive.

Burimi: CNN

Lajme te ngjashme