Home Aktualitet Rama shkoi në Nish për të kërcënuar përsëri Merkel

Rama shkoi në Nish për të kërcënuar përsëri Merkel

nga Albina Hoxhaj

Nga Kastriot Islami

Edi Rama shkoi në Nish për tu takuar me Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, çuditërisht (kjo çudi e ka shpjegimin e saj) pa asnjë ide të qartë, pa platformë, pa program e pa asnjë kalendar veprimesh për të deklaruar marrëzinë e radhës, projektin e tyre që e kanë pagëzuar Shengeni Ballkanik…

Rama në Nish na bën edhe për të qeshur e për të qarë: Ai shkoi në këtë takim si një nxënës i keq që ka ngelur në klasë në Bruksel sepse është i paaftë, hajdut dhe gjatë të gjithë kohës sorrollatet rrugëve me kriminelë e të fortë. Për paka shkaka po shtoj se pasi e kanë dërguar për të kursin e kitarës për të futur në shina është larguar se e bezdisin telat e kitarës e nuk përqendrohet dot; më pas e kanë dërguar në kursin e pikturës por nuk ka mundur të qëndrojë as tre ditë se në vend që të mësojë të pikturojë ngalloset me bojërat nga fytyra e rrobat, dhe në fund e dërgojnë edhe në kursin e boksit por edhe prej andej largohet se e rrahin më të fortit dhe e tallin pasi i kanë ngrenë bukën me gjalp e sheqer. Këtë gjë edhe tani sepse nuk është në gjendje të ushtrojë detyrat e kryeministrit….

Rama shkoi në Nish pasi si kryeministër kishte shkruar një letër provokative për deputetët holandezë që më tej ja kishte dhënë 8 ministreve (gra) manekine ta firmosin dhe 7 ministrave – burra- kukulla për ta miratuar në heshtje, duke u bërë gazi I botës dhe objekt batutash e gallate në të gjithë qoshet e Tiranës e në të gjithë cepat e Shqipërisë…

Rama shkoi në Nish për tu takuar e bashkërenduar me Vuçiç projektin e vjetër të Serbisë së Madhe, apo ndryshe të vendosjes së Serbisë në qendër të Ballkanit Perëndimor, meqë Serbia e ka humbur këtë rol me shpërbërjen e Jugosllavisë. Sepse BP është në realitet një entitet politik i formuar nga Ish-Jugosllavia, minus Slloveninë e Kroacinë dhe plus Shqipërinë; dhe Shqipëria në vend që ti largohet sa më shpejt nga ky entitet, Rama me autoritarizmin, korrupsionin e lidhjet me krimin e mban të lidhur fort aty dhe për më tepër kërkon ta vendosë nën hyqmin e Serbisë së Madhe….

Rama shkoi në Nish jo vetëm pa platformë, pa program dhe pa kalendar veprimesh, por edhe pa u konsultuar me askënd, as me qeverinë e partinë e tij, pa asnjë diskutim as me parlamentin dhe pa asnjë konsultë qoftë edhe formale me opozitën e Presidentin. Pra vajti edhe në këtë aktivitet thjesht me duar në xhepa siç vete gjithnjë, thjesht për show e për të bërë foto me brekushe e me atlete….

Rama shkoi në Nish për një ‘projekt’ që sipas tij ju krijon mundësinë shqiptarëve të shkojnë pa vizë në Serbi dhe bizneset shqiptarë të çojnë pa pengesa doganore mallrat e tyre në Serbi. Kjo është paradoksale në disa plane. Së pari, shqiptarët e varfër po emigrojnë masivisht drejt vëndeve të BE dhe SHBA për shkak të keqqeverisjes së Ramës dhe s’presin nga Rama ti hapë kufirin me Serbinë. Së dyti, shqiptarët e varfër sa herë që ju paraqitet nevoja apo mundësia shkojnë në vendet fqinje, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi e Kosovë vetëm më kartë identiteti dhe ju duket çudi e madhe që Rama kërkon ti fusë pa viza në një vend me të cilin s’kanë asnjë lidhje kufitare, ndërkohë që I varfëron e i burgos në vendin e tyre.

Rama shkoi në Nish duke shpërfillur Kosovën të cilën Vuçiç shprehet se nuk dëshiron ta përfshijë në këtë projekt-paçavure. Pra edhe një herë tjetër i ngul thikën pas shpine me këtë lëvizje edhe Kosovës…sepse Kosova me zgjedhjet e fundit i dha një shuplakë vdekjeprurëse edhe autoritarizmit, qeverisjes së keqe, vjedhjeve e korrupsionit e lidhjes me krimin e trafiqet të Ramës e të qeverisë së tij dhe Rama për këtë arsye e urren dyfish Kosovën….

Rama shkoi në Nish vetëm pasi kishte kërcënuar Gjermaninë disa ditë dhe më konkretisht Merkel për vendimin e Bundestagut për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE më 9 kushte, pra vetëm nëse do të plotësohen kushtet e vjetra e të reja të vendosura për qeverinë Rama.  Sepse Rama preferon një JO të plotë sepse kështu mendon që do ti përvishet vendeve të BE duke ju thënë ‘…se unë jam djalë i mirë që i kam kryer me sukses të gjithë reformat por juve s’ju lënë ekstremistët euroskeptikë të hapnin negociatat me Shqipërinë se i urrejnë shqiptarët…’. Madje Rama është përpjekur dhe po përpiqet me mish e me shpirt që edhe Maqedonia e Veriut të merret i njëjti vendim negativ sepse kështu teza e tij kundër Gjermanisë do të mund të ngjisë më fort…

Rama shkoi në Nish, në realitet e në thelb, për të lëshuar kërcënim direkt për Gjermaninë dhe Merkel: ‘…nëse nuk na hapni negociatat pa kushte ne mund të bëjmë edhe pa ju sepse jemi gati të prishim kufijtë mes nesh në Ballkan….’. Një kërcënim qesharak dhe i turpshëm por që kërkush nuk e merr seriozisht….I pakuptimtë duket qëndrimi i Zaev por mesa duket e kanë detyruar të futet në këtë lojë të pistë…???!!!…Ndërkohë që pas kësaj fshihen marrëdhëniet e synimet e dyshimta të Ramës me Vuçiç…ndërkohë që lexohet qartë se të gjitha këto bëhen për pushtetin e tyre personal.

*Autori i shkrimit është ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë në vitet 2003-2005

Lajme te ngjashme