Situata në Unazë të Re është e tensionuar, ka prezencë të shtuar të uniformave blu por edhe policë të veshur civil. Përveç banorëve policia ka arrestuar edhe operatorin e Shijak Televizion Ledio Guni i cili po filmonte ngjarjen, gjë që duket se nuk u ka pëlqyer uniformave blu.
