Nobeli për paqen i një kryeministri dhe mjekërgjati

Read Time:1 Minute, 24 Second

Nga Gentian Çala

Akademia suedeze i jep çmimin Nobel për Paqen Kryeministrit të Etiopisë, kurse mua mu kujtua historia e fjalëve lart e poshtë se pazari Rama-Thaçi-Vuçiç me këmbime territoresh, mund tu jepte mundësinë këtyre dy të fundit të merrnin të njëjtin çmim. Po Mjekërgjati ynë Kryeministër nuk e di se çfarë donte në këtë histori, sepse nëse ka ndonjë çmim për Kryeministrin më të dobët dhe të dështuar, do ti takonte atij pa dyshim.

Retorika boshe, autokratizmi, shpërdorimi i besimit, mungesa e ndjeshmërisë, bullizmi ndaj kundërshtarëve, pazarllëku, korrupsioni, denigrimi, implikimi me krimin shin ato që e karakterizuan gjatë qëndrimit të tij në postin më të lartë të ekzekutivit. Të gjitha këto meritonin vetëm përçmin. Ai pasi mbushi vendin me drogë, bëri gjithçka për klientët e tij, çoi vendin në pseudozgjedhje për të marrë peng pushtetin vendor, pra shkërmoqi çdo gjë të ndërtuar me mund në thuajse tre dekada tranzicioni të stërzgjatur.

E shihja nobelistin e ri të paqes dhe kuptoja se një afrikan ia kishte dalë të vendoste paqen midis popullit të tij dhe atij të Eritreas. Kurse ky i yni po i frynte një zjarri ballkanik me idetë për ndryshime kufijsh. Sa larg, sa shumë varfëri idesh dhe sa pak kreativitet. As mjekra e gjatë dhe e thinjur nuk e bën të duket interesant sepse ai nuk i përqaset askujt nga e shkuara jonë. Vjedhja e emrit dhe ndryshimi i imazhit nuk e bëjnë rilindas si ata të dikurshmit.

Akademia suedeze sapo ndau një Nobel për Paqen dhe jo një Nobel për Pazarin, sepse po të ndante një të tillë, liderat e mësipërm mund ta meritonin. Ata nuk dijnë të bëjnë paqe dhe as nuk munden.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tao Tao, para Venecias si një delinkuent!
Next post Braimllari: Sot i proceduar duhet të ishte Edi Rama dhe jo banorët e Unazës së Re!