Home Politike Rritja e importit të produktit të bananes, reagon Spahiu: E pashpjegueshme, niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve ka rezultuar në rënie!

Rritja e importit të produktit të bananes, reagon Spahiu: E pashpjegueshme, niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve ka rezultuar në rënie!

nga Editor

Ish deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka komentuar rezultatet e importit të produktit të bananes, të cilat tregojnë se është rritur ky import me 62%.

Spahiu shprehet se është e paqartë  sesi mund të dalim në këto rezultate, kur rezultatet e një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë tregojnë se niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve ka pësuar rënie.

Postimi i plotë i Spahiut:

Nuk di ta shpjegoj se si mund të rritet brënda një viti 62% importi i një produkti si banannja kur Banka e Shqipërisë na njofton rënie të ardhurash por dhe shpenzimeve.

Rezultatet e një vrojtimi, të bankës, treguan se niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve ka rezultuar në rënie.
(https://www.monitor.al/bsh-papunesia-eshte-rritur-dhe-te-ardhurat-kane-rene-tek-familjet-me-2019/)

Më behet akoma më e vështirë ta zbërthej formulën po të llogarisim dhe mijëra shqiptarë të larguar nga vendi vitet e fundit, që normal, bananet, i konsumojnë në Francë, Gjermani, Angli apo diku tjetër.

Lajme te ngjashme