Home Politike Komisioni i Venecias, Braimllari: Edi Rama ka dërguar dy përfaqësues të lidhur me krimin e organizuar

Komisioni i Venecias, Braimllari: Edi Rama ka dërguar dy përfaqësues të lidhur me krimin e organizuar

nga Editor

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i ftuar në një intervistë për Report TV, ka reaguar në lidhje me raportin e Komisionit të Venecias.

Braimllari ka shpjeguar të gjithë situatën, teksa ka shtuar se kryeministri Rama ka dërguar dy përfaqësues të lidhur me krimin e organizuar.

Nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Institucioni i Presidentit të Republikës e ka bërë publike për 2-3 javë që e thotë qartazi: “Nëse gjeni një nen të Kushtetutës që Presidenti ka shkelur, atëherë ai mban përsipër përgjegjësinë e shkeljes së Kushtetutës.” Por nuk ka shkelje.

Komisioni i Venecias ka konfirmuar që s’ka tejkalim të kompetencave, sepse nuk ekziston fjala kompetencë në Kushtetutën e vendit tonë. Nëse ka kaluar kompetencat është pak e paqartë, sepse ose e ka kaluar ose jo, nuk ka nëse! Nga ana tjetër, nëse ky komunikim ka ardhur nga një nga këta persona që mazhoranca ka çuar për të mbrojtur mazhorancën në Komisionin e Venecias, atëherë duhet të themi që ky është një turp kombëtar. Spese Ulsi Manja është nën hetim për blerje votash, për lidhje dhe ndikim me krimin e organizuar dhe trafikun e votave. Nga ana tjetër Taulant Balla ha dreka dhe darka me përfaqësues të krimit të organizuar. Edi Rama ka çuar dy përfaqësues të lidhur drejtpërdrejt me krimin e organizuar”, ka thënë Braimllari.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!