Duke lexuar çfarë paska thënë ambasadorja e Suedisë

Read Time:1 Minute, 37 Second

Nga Kastriot Dervishi

Çfarë nuk dëgjohet sot në shtetin tonë, të ngjashëm tashmë me një OJQ, ku nuk njihet as ligji, as e drejta. Çdo gjë interpretohet me një fjalë: projekt me këtë, projekt për këtë. Në përurimin e disahertë të ngrehinës ku do strehohet autoriteti i dosjeve (edhe kjo një sebep finaciaro-publicitar, brenda “projekteve”), në të cilën kishte më shumë kamera se sa njerëz, më bëri përshtypje fjala e ambasadores së Suedisë, zj.Elsa Hastad, e cila sipas njoftimit publik kishte thënë:
“Arkivat duhen për të gjetur të vërtetën mbi të shkuarën dhe për të pajtuar njerëzit me historinë e tyre. Hyrja në materialet arkivore do t’u kthejë njerëzve dinjitetin dhe unë ndihem krenare që vendi im, Suedia, mund të bëhet pjesë e këtij hapi të rëndësishëm”.
Sipas këtij formulimi, i binte që shqiptarët tani po lexojnë për herë të parë në arkiva dhe shyqyr që na qenka gjetur zonja në fjalë të na japë drejtim. Keqardhje e madhe për naivitetin, manipulimin dhe keqinformimin e diplomatëve të këtij lloji. Nuk e dija që për ata arkivat na qenkan kthyer në vatra pajtimi, rrjete fetare apo instrumente dinjiteti? Sipas kësaj logjike, p.sh. trashëgimtarët e subjekteve të ndjekura të dosjes agjenturiale “Lepuri”, (e mbushur me marrina Sigurimi, duke sajuar, shpifur e gjetur “agjentë të UDB-së” në fshatrat e Dibrës), pasi të mësojnë baballarët “agjentë të UDB-së”, e gjetën të vërtetën dhe dinjitetin që deri tani nuk e paskan pasur.
Sigurisht arkivat nuk ekzistojnë për arsyet që përmend ambasadorja. As kanë lidhje fare madje me këto fjalime boshe e pa thelb. Për fat të keq, ambasadorja po kontribuon në procesin e shkeljes së ligjit të arkivave dhe trajtimit të dokumenteve jashtë rrjetit arkivor, gjë që në Suedi as ka shansin ta guxojë njeri. Në një shtet serioz si Suedia, nëse do shqepje një fond arkivor apo do t’i trajtoje dokumentet si lecka për ekspozita, vendin do ta kishe diku tjetër.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Me Albinin kryeministër merr fund hegjemonia 20-vjeçare e Edi Ramës ndër shqiptarë
Next post Berisha: Baron droge e cilëson qytetari dixhital Edvin Mafinë!