Çmimi Nobel për Letërsinë, Basha: Trishtuese për vlerat tona

Read Time:28 Second

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas dhënies së çmimit Nobel për Letërsinë, austriakut Peter Handke. Basha e konsideron një ditë trishtuese për vlerat tona.

“20 vjet më parë shërbeja në ekipin e Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së për ish-Jugosllavinë që ngriti padinë kundër Milosheviçit për krime lufte dhe gjenocid.

Të shohësh që Çmimi Nobel shkon te dikush që mbrojti dhe justifikoi autorin e tmerreve më të mëdha në Evropë pas Holokaustit është tronditëse dhe e tmerrshme.

Ditë e trishtuar për vlerat tona”, shkruan lideri i demokratëve në profilin zyrtar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Lëkundje të tjera tërmeti në vend, epiqendra zhvendoset në Veri
Next post Me Albinin kryeministër merr fund hegjemonia 20-vjeçare e Edi Ramës ndër shqiptarë