Vettingu shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Ndini Tavani.
Vendimi për prokurorin Tavani ka marrë me shumicë votash, pasi një nga anëtarët e trupës gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi ka qenë kundër.
Kujtojmë këtu se Ndini Tavani ishte një ndër të përzedhurit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për SPAK, (Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion), por është shkarkuar nga KPK.