Home Uncategorized Monika Kryemadhi: Dy duar për një kokë janë, nëse kush guxon dhe prekë njerëzit e LSI!

Monika Kryemadhi: Dy duar për një kokë janë, nëse kush guxon dhe prekë njerëzit e LSI!

nga Editor

Vetëm pak ditë më parë presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se “do ti pritet dora pa anestezi kujtdo që prek votën”. Pas tij, edhe Monika Kryemadhi ka kërcënuar e ftuar në të njëjtin emision duke thënë se nëse bandat apo kushdo tjetër prek një njeri të LSI do të jetë ajo që do ti laj hesapet me ta.

“Dy duar për një kokë janë. Borxh pa marrë e hak pa larë, Ylli Rakipi nuk ka”, shtoi Kryemadhi.

“Po e bej të qartë dhe le të më regjistrojë edhe kamera, nëse bandat apo kushdo tjetër prek një njeri të LSI dhe Monika Kryemadhi nuk i lan vetë hesapet me të unë të shtrëngoj dorën ty dhe kujtdo tjetër. Nuk ka burrë nëne që ti afrohet qendrave të votimit ku ka komisionerë të LSI dhe numërues të LSI. Dy duar për një kokë janë. Borxh pa marrë e hak pa larë, Ylli Rakipi nuk ka”, tha Kryemadhi.

Lajme te ngjashme