Buna mbushet me pula me salmonelë, malazezët në alarm

Read Time:51 Second

Bregu i lumit Buna për rreth tre kilometra nga grykëderdhja e deri në fshatin Reç në pjesën e Malit të Zi është i mbushur me pula dhe kafshë të ngordhura. Pala malazeze akuzon se shpezët e infektuara me salmonelë janë nga Shqipëria.

Për të parë nga afër situatën në terren zbarkuan ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë të Malit të Zi. Drejtoresha e Drejtorisë së sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në Mal të Zi Vesna Dakoviç deklaroi se  ky është një problem ndërkufitar për faktin se në pjesën e Malit të Zi në një territor të gjerë nuk ka ferma kafshësh e as pulari.

Ndërkohë ka nisur aksioni i pastrimit të lumit Buna nga Njësia e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Kjo është hera e dytë që brenda pak ditëve në grykëderdhje të lumit Buna shfaqen pula të ngordhura të mbështjella me qese plasmasi.

Nga sa mësohet qeveria e Malit të Zi gjatë këtij viti për shkak të ndotjes së lumit Buna i ka dërguar notë proteste qeverisë së Shqipërisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post E konfirmon Zëri i Amerikës: Franca kërkon shtyrjen e negociatave për Shqipërinë
Next post “Shengeni ballkanik”, Edita Tahiri bën deklaratën “bomb”: Pjesë e Serbisë së Madhe, Shqipëria s’duhet të bëhej pjesë