Ditën e sotme situata tek protesta e banorëve të Unazës së Re është shoqëruar me tensione, kjo për shkak edhe arrestimeve të tre prej protestuesve mëngjesin e sotëm.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën ndërsa nuk ka munguar edhe hedhja e flakadanëve, diçka e cila ka bërë që të ndërhyjnë edhe forcat e policisë.

Si çdo mbrëmje, banorët kanë shpalosur pankarta si dhe kanë lëshuar thirrje ndaj qeverisë dhe bashkisë së kryeqytetit kundër projektit që prek banesat dhe bizneset e tyre, një projekt të cilin ata e konsiderojnë si korruptiv.

Në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe disa ish-deputetë të opozitës, ndër ta edhe Klevis Balliu, që ka ftuar të gjithë qytetarët të mbështesin këta banorë të cilët po luftojnë për shtëpitë e tyre.