Kryemadhi: Aksioni opozitar nuk është ndërprerë, PS ka mbetur e vetme

Read Time:51 Second

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është e ftuar në Nova Media ku foli për aksioni opozitar, për të cilin tha se nuk është ndërprerë. Sipas saj, gjatë gjithë kohës opozita ka monitoruar situatën dhe gjithçka që ka ndodhur, dhe këtu solli në vëmendje projekt ligjin për korporatat e cila ka kaluar edhe në komisionin e ekonomisë. Gjatë kësaj kohe, qeveria po ndërmerr hapa të tjerë ligjor dhe po kalon ligje që grabisin pronat e shqiptarëve.

“Ju siguroj që aksioni opozitar nuk është e ndërprerë për asnjë çast. Nuk janë organizuar protesta sepse e gjithë vëmendja është fokusuar tek përgjigja që do të jepet me 18 tetor, pro apo kundër çelje së negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Pas kësaj date opozita do të vijë me një projekt dhe agjendë të saktë të të gjitha lëvizjeve dhe nismave konkrete të saj. Të gjitha partitë janë bashkuar në një front opozitar dhe Partia Socialiste ka mbeture vetme”, tha Kryemadhi.

https://www.facebook.com/NovaMediaAlbania/videos/2387734374822383/
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post 13 tetori, Kryemadhi: KQZ-ja merr atributet e Gjykatës Kushtetuese
Next post Hapja e negociatave, Kryemadhi: Shpresojmë për një përgjigje pozitive, e vetmja e ardhme e Shqipërisë