Home Aktualitet Ndahen çmimet Nobel në Letërsi, ja fituesit

Ndahen çmimet Nobel në Letërsi, ja fituesit

nga Albina Hoxhaj

Akademia prestigjioze e çmimeve Nobel ka ndarë çmimet Nobel në Letërsi për vitin 2018 dhe vitin 2019. Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, i nominuar për të disatën herë, sërish s’ka mundur të fitojë. Cmimi Nobel për dy vitet iu është dhënë dy lauretëve, Olga Tokarczuk dhe Peter Handke.

Paneli ka nxituar të shpjegojë vendimet e marra, dhe për vitin 2018, Nobeli në Letërsi është fituar nga autorja polake, Olga Tokarczuk, e cila fitoi në vitin 2018, çmimin Man Booker International për novelën e saj “Fluturime”, një narrativë e cila tregon me pasion kryqëzimet në jetë.

Ndërkohë që për vitin 2019, çmimi Nobel në Letërsi iu dha autorit austriak Peter Handke, për një “punë influencuese në linguistikë që ka eksploruar mbi eksperiencat njerëzore.

Sivjet u dhanë dy çmime “Nobel për Letërsi”, për vitin 2018 dhe 2019. Ky vendim u mor pasi që vitin e kaluar, për shkak të disa skandaleve brenda akademisë suedeze, ky çmim nuk u nda fare. Nobelisti i fundit i letërsisë është shkrimtari japonez Kazuo Ishiguro, i shpërblyer në vitin 2017.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!