Dorëheqje nga komisioni për reformën zgjedhore? Gjiknuri: PD ka objektiva të tjera

Read Time:1 Minute, 13 Second

Pas përfundimit të mbledhjes së komisionit për reformën zgjedhore të drejtuar nga Damian Gjiknuri, ky i fundit u shpreh se rekomandimet e OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore janë të realizueshme brenda dhjetorit.

“Natyrshëm që edhe çështja e sistemit zgjedhor, që kërkohet nga opozita jo parlamentare është pjesë e diskutimit. Do të adresohen me rekomandimet e OSBE ODIHR. E bëmë të qartë që çështja e sistemit apo vota e emigrantëve, do të duan më shumë kohë, si financimi apo reformimi i partive politike. Meqë ne nuk e kemi PD-në në tavolinë, këto çështje do t’i diskutojmë në një tavolinë më të gjerë, që çdo rekomandim të jetë i diskutuar për një konsensus të përgjithshëm. Në çdo draft që do diskutojmë edhe ata kanë të drejtë për të bërë propozime, komente vërejtje, ashtu si shoqëria civile. Ne kemi kërkuar PD të gjejë çdo lloj forme komunikimi me komisionin, edhe pa qenë pjesë e parlamentit. Vetëm kuvendi do të miratojë Reformën Zgjedhore. Jemi gati që ato propozime, që janë në përputhje me rekomandimet e ODIHR, të merren në konsideratë”, u shpreh Gjiknuri, ndërsa komentoi propozimin e opozitës, për një strukturë të posaçme për reformën zgjedhore, bërë në tryezën e organizuar nga OSBE/ODIHR.

Lidhur me deklaratën e bërë nga vetë ai, se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga Komisioni nëse PD pranon të ulet në tryezë, Gjiknuri tha se kjo është tashmë një çështje e ezauruar dhe se PD tashmë ka objektiva të tjera.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Mes dashurisë dhe urrejtjes/ Luftë në banesën e nënës së 3 fëmijëve, humb jetën 41-vjeçari
Next post Christian Petry për DW: Shkojmë në Tiranë për të përcjellë mesazh pozitiv