Mes dashurisë dhe urrejtjes/ Luftë në banesën e nënës së 3 fëmijëve, humb jetën 41-vjeçari

Read Time:1 Minute, 34 Second

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Dritan Haxholli. Rreth orës 01:00 në lagjen nr.2 në Kavajë, Haxholli hyri në banesën e ish-të dashurës dhe qëlloi me armë policin Bledar Toçi, ky i fundit mbeti i plagosur.

Mësohet se shkak i krimit është bërë vendimi i Marsida Qatjas, e martuar (burri në burg në Gjermani, i dënuar me 6 vite burg) dhe nënë e 3 fëmijëve, që t’i jepte fund lidhjes me Haxhollin, gjë që nuk është pranuar nga ai. Ky i fundit kishte shkuar në banesën e saj, ku ishin 3 meshkuj të tjerë, miku i saj me të cilin kishte një lidhje, dhe 2 shokë të tjerë, që i kishte thirrur për ndihmë, ndërsa aty kishte hapur zjarr ndaj Toçit. Viktima ka qenë i dënuar për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike, ndërsa kishte bërë rreth 13 vjet burg.

Ngjarja mund të kishte përmasa edhe më të frikshme sesa kaq, pasi në banesën ku ndodhi ‘lufta’ ishin dhe 3 fëmijët e mitur të 30-vjeçares, përkatësisht të moshave 14, 9 dhe 2 vjeç. Por fatmirësisht fëmijët nuk kanë mbetur të lënduar, pasi kanë qenë në gjumë kur na ndodhur ngjarja.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan një armë automatike model 56 me një krehër me 28 fishekë, 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm, copa të ndryshme metalike dhe predhash, një armë zjarri e tipit Glock dhe një gëzhojë mod 56 kalibri 7.62 mm. “BalkanËeb” mëson se pas kontrollit të bërë në banesën e shtetasit Bledar Toci në lagjen nr.2 në Kavajë, policia i gjeti vëllait të tij, shtetasit Benard Toci një sasi e dyshuar lëndë kokaine e ndarë në 7 doza me sasi afërsisht 4 gramë. Aktualisht Toçi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është arrestuar nga policia për veprën ‘Vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post PD: Po përplasen bandat, Edi Rama peng i krimit të organizuar
Next post Dorëheqje nga komisioni për reformën zgjedhore? Gjiknuri: PD ka objektiva të tjera