“Po bëjnë skenarin, të vrasin një nga ne”, banorët e Unazës së Re kërkojnë të prangosen

Read Time:44 Second

Dhjetëra banorë të Astirit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë Tiranë për lirimin e disa të arrestuarve mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës.

Mjaft të irrituar dhe me thirrjet: Polici e krimit, lironi djemtë tanë ata janë përpjekur të futen brenda ambienteve të kësaj drejtorie duke thyer dhe njërën derë.

Një prej protestuesve shprehet për Fax Neës se ky është një skenar i mirëmenduar nga Edi Rama për të destabilizuar vendin dhe për të justifikuar refuzimin e BE-së për çeljen e negociatave.

“Këta duan gjak, kanë bërë një skenar si ai i 21 janarit, të vrasin një nga ne dhe të justifikohen për destabilizimin e vendit”, thotë njëri nga banorët.

“Duan gjak, duan gjak”, janë thirrjet e banorëve të cilët ishin ‘preja’ e parë e ashpërsimit të Kodit Penal për personat që bllokojnë rrogën, ndryshime të cilat përfshijnë nga 3-5 vjet burg.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Protesta e banorëve te policia, Balliu: Do i japim Ramës përgjigje pa mëshirë, sot tubim pa afat
Next post Edi Rama person non grata’, kryeministri pritet me pankarta, dy të arrestuar në Serbi