Home Aktualitet Protesta e banorëve te policia, Balliu: Do i japim Ramës përgjigje pa mëshirë, sot tubim pa afat

Protesta e banorëve te policia, Balliu: Do i japim Ramës përgjigje pa mëshirë, sot tubim pa afat

nga Editor

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se protesta pasditen e sotme do të vijojë pavarësisht hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal dhe shtoi se nuk dihet sa do të zgjasë. Balliu akuzoi kryeministrin Rama për arrestimet.

Janë arrestuar tre persona në mënyrë të paligjshme, anti kushtetuese, pasi nuk ka pasur asnjë përplasje dhe asnjë problem. Nuk ka asnjë ligj që ndalon të drejtën për të protestuar. Jeni i dezinformuar, pasi nuk është bllokim rruge, por protestë, këto janë në protestë, nuk ka lidhje bllokimi i rrugës.

Nuk do të dalë nipi i Spiro Kolekës që të rikthejë nenin 55, ata që janë arrestuar janë arrestuar kundërshtim të ligjit. Kur u ndaloi të drejtën për të protestuar, Spiro Kali. Ky provokim që u ka ardhur banorëve të Unazës mund të sjellë dhe cfarë do që të sjellë përplasje apo gjithcka tjetër erdhi gjithcka si shkak i provokimit të Ramës. Është Rama shkaktari që Rama është këtu. Banorët kishin 12 muaj në protestë pa asnjë incident, ndërsa ky i arrestoi, pasojat janë përgjegjësi e tij. Nuk e di cfarë do të ndodhë, por gjithcka ndodh është faji i tij. Përgjigja jonë ndaj bandave do të jetë e shpejtë e pamëshirshme

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!