Home Aktualitet Flasin banorët e Astirit: Kodet e reja ne nuk na frikësojnë! Ne do të dalim kundër projektit…

Flasin banorët e Astirit: Kodet e reja ne nuk na frikësojnë! Ne do të dalim kundër projektit…

nga Editor

Ka nisur protesta e banorëve të Astirit, pas arrestimit të tre banorëve Banorët janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë.

Një nga banorët shprehet se policia nuk arrestojnë kriminelët, ndërsa thotë se ata po protestojnë për familjet tyre.

“Do të përshkallëzojmë protestën, tani do të shkojmë tek Drejtoria e Policisë. Në shtëpitë e kriminelave nuk ua mbajnë të shkojnë të bëjnë kontrolle. Këta i lëjnë të lirë kriminelët. Ne po protestojmë për familjet tona. Veprojmë si hienat natën. Turp kush i jep këto urdhëra. Do vijë dita që do të japim llogari për gjithçka po bëjnë.”

Një banor tjetër shprehet se arrestimi i Ilir Katiraj është bërë, pasi kjo është hakmarrje nga Kryeministri Rama për gjuatjen me këpucë. Gjithashtu, banori shprehet se votat e opozitës së re ndryshuan kodin penal.

“Janë arrestuar dy persona, Iliri ishte me detyrim paraqitje, arrestimi i tij është për  me tendencë. Është hakmarrja e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa Skënder Doda ka detyrim paraqitje. 

Propaganda me votat e Kujtim Gjuzit, me votat e Rudina Hajdarit opozitës së re në parlament, votuan ashpërsimin e ligjit për kodin penal. Kush bllokon rrugën, dënohet me burg. Deri dje, policia e ka bllokuar rrugën, pse sot ndryshoj gjithçka?

Kodet e reja ne nuk na frikësojnë. Ne do të dalim kundër projektit.

Janë dhënë 3 dorëheqje deri tani, pas Afrim Qendros. Nëse do të kishte prokurori të gjithë do të ishin në burg tani. Por prokuroria është njësh me Qeverinë. Kjo është bandë. Banda e Ramës dhe Veliajt.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!