Home Aktualitet Nga Klodian Tomorri/ Kur çmenduria shkatërron vendin

Nga Klodian Tomorri/ Kur çmenduria shkatërron vendin

nga Editor

Pas rrotes, shpikjen e dyte me te madhe te njerezimit e ka bere qeveria shqiptare. Nje mendje brilante brenda qeverise, ka vendosur qe sherbimi ndaj tatimpaguesve t’i hiqet Administrates Tatimore dhe te kaloje tek Adisa.

Cmendurine e kane bere me vendim qeverie. Kjo eshte njesoj sikur urgjencen mjekesore ta kalosh nen varesine e Ministrise se Bujqesise, ngjitur me seksionin e domate-kastravecave.

Ne cdo vend te zhvilluar, por edhe ne vendet ne zhvillim kati i pare i selise se administrates tatimore eshte sherbimi ndaj tatimpaguesit. Madje, Internal Revenue Service, administrata tatimore e Shteteve te Bashkuara Amerikane e ka misonin baze te saj sherbimin ndaj tatimpaguesve. Nuk ka mbledhjen e te ardhurave, por tu sherbeje qytetareve dhe bizneseve amerikane.

Dhe keshtu duhet te jete. Qellimi dhe misioni i nje administrate fiskale nuk eshte te realizoje plane, por t’i sherbeje tatimpaguesve, pra qytetareve dhe biznesit qe te jene ne rregull me ligjin. Ky eshte kontributi me i cmuar i nje administrate sepse duke qene ne rregull tatimpaguesit me ligjin, financohen sherbimet publike dhe shoqeria behet me e drejte.

Por nje reformator brilant ne qeveri ka vendosur qe asministrata fiskale nuk duhet t’u sherbeje qytetareve, por sherbimi te merret ne sportelet e Adises, njesoj si radhet e qumeshtit qemoti. Imagjinoni pak, nje biznes i cili ka nje pyetje per Tatimet, duhet te shkoje te zere radhen ne sportel dhe te pyese sportelisten e Adises. Kjo e fundit do e percjelle pyetjen tek Tatimet. Me pas Tatimet do t’i pergjigjen Adises dhe pas gjithe kesaj cmendurie, qytetari mund te kete shpresen te marre ndonje pergjigje.

Ky eshte shkallmim i administrates tatimore ne themel. Kjo eshte cmenduri qe mund te behet vetem ne kushtet e injorances se thelle fiskale. Cilido ekspert qe ka njohurite me minimale te sistemit dhe administrates fiskale nuk do e pranonte kurre nje gje te tille.

Kthejeni sherbimin ndaj tatimpaguesve tek Administrata Tatimore, mos beni eksperimente injorance. Ne vend qe te rregullojne gjerat e mbrapshta, shkojne e prishin ato pak qe jne ne rregull. Cmenduri.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!