Wed. Apr 14th, 2021

NGA ERL KODRA

Kur dëgjova lajmin se Edi Rama ka ftuar Znj. Luljeta Bozo të jetë kandidate e Partisë Socialiste, për një moment mendova se do ishte e pamundur që Zonja të pranonte ofertën. Por gjithëçka u sqarua brenda disa orëve; Luljeta Bozo e pranoi pa mëdyshje ofertën e Edi Ramës.

Besojeni ose jo, por unë jam ndjerë thellësisht keq. Jo se e njoh Zonjën, as se kam ndonjë arsye tjetër, të veçantë. Në të vërtetë, oferta dhe pranimi i saj ndodhi kaq paturpësisht, sa është e pamundur të qëndrosh indiferent, ose të mos shkruash diçka rreth kësaj paturpësie, pavarësisht thinjave të Zonjës.

Të më falë Znj. Bozo, por për koherencë, e kam të pamundur të mos i them disa të vërteta, pavarësisht se ato mund të ngjajnë disi të rënda për moshën e saj. Nëse Znj. Bozo do të ishte nëna ime, unë me siguri që do ta çoja për vizitë tek psikologu. Unë gati nuk e besoj se si mund të katandiset njeriu në pleqëri; dhe këtu, me siguri diçka nuk është në rregull.

Ndjejë dhimbje kur i shkruaj këto rradhë, por kë do të zëvëndësojë Znj. Luljeta në listat e PS-së? Tom Doshin apo Mark Frrokun? Apo të dy së bashku? Ajo me siguri nuk e di se kush janë ortakët e Edi Ramës në biznesin politik, përndryshe, nuk do ta pranonte atë ofertë turpi.

Mos vallë ajo ka pranuar t’i futet politikës së Rilindjes për ta ndryshuar atë? A mund të sjellë ajo ndryshimin e dëshiruar? Mbi të gjitha, a ka kohë dhe mundësi që të realizojë ëndrrat e saj rinore? A mundet ajo t’ia dalë shokut Taulant, shokut Gramoz dhe shoqes Elisa?!

Si mund të pranojë t’i përlyej thinjat e saj me kakën e Erion Veliajt dhe ndyrësitë e Edi Ramës? Si mund të durojë përdorimin e emrit në pleqëri? A ka djalë Znj. Luljeta, që ta ndalojë në marrëzinë e saj? Si mund ta lërë Nënën t’ia përdorë Edi Rama, kaq paturpësisht?

Gjithmonë ka kohë me u koritë – thotë një fjalë e vjetër. Në fakt koria është e djalit të Znj. Luljeta. Turp e faqe e zezë.

error: Content is protected !!