Ish deputeti Përparim Spahiu ka reaguar pas publikimit në media të lajmit se kryeministri Rama ka darkuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministren Serbe Ana Brnabic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në profilin e tij zyrtar Spahiu publikon foton dhe shkruan se: Ajo që nuk kuptoj në këtë foto është prania e Zaev!
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Serbi për një vizitë dy ditore, ku pritet të firmoset një marrëveshje mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për sa i përket heqjes se barrierave të ndryshme në fushën e biznesit.