Zbardhet skema e trafikut të kokainës Ekuador-Greqi-Shqipëri

Read Time:1 Minute, 37 Second

Policia greke ka dhënë sot detaje në lidhje me bllokimin e lëndës narkotike në portin e Pireut, ndërsa sipas tyre, aktiviteti i trafikantëve ishte i shtrirë edhe në Shqipëri.

Përmes një deklarate për shtyp, autoritetet thonë se nga analizat e kryera është faktuar se sasia e kokainës së ardhur nga Ekuadori në Greqi, por që njëherësh kishte si destinacion Portin e Durrësit, rezultoi me pastërti që shkonte në nivelin 85 % . Për këtë janë arrestuar katër persona në Greqi (njëri prej tyre aktualisht ndodhet në burg) ndërsa tre të tjerë janë prangosur në vendin tonë.

Në ngarkesën e bllokuar me 21 gusht u zbuluan 22 pako me 25 kg kokainë. Kjo ngarkesë  kishte destinacion Shqipërinë, ndërsa thuhet se brenda saj u gjet një pako droge e pajisur me GPS që kontrollohej nga Ekuadori me qëllim njoftimin e trafikantëve në Shqipëri.

“Nga analizat, pastërtia e kokainës ishte 85 %. Në Greqi janë 4 të arrestuar nga të cilët vetëm një më masën “Arrest ne burg” dhe 3 të arrestuar në Shqipëri. Në 19 gusht ne Pire u sekuestruan 17 pako me rreth 20 kg kokaine me destinacion Shqipërinë. Informacioni na erdhi nga një doganë e huaj. Në 21 gusht zbuluam 22 pako me 25 kg kokainë me destinacion Shqipërinë. Në një pako u gjet nja pajisje GPS që kontrollohej nga Ekuadori me qëllim njoftimin e trafikantëve në Shqipëri. Pikërisht ketë ngarkese lame me dorëzim te kontrolluar për te shkuar ne Shqipëri. Aty shkuan 4 persona, prej te cilëve u arrestuan 3. Në 28 gusht hapem një kontejner tjetër me destinacion Shqipërinë ku zbuluam 22 pako me 25 kg kokainë”-thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë greke.

Pas hetimeve intensive të kryera përgjatë dy javësh janë bllokuar 700 kilogramë kokainë, sasi kjo që sipas mediave greke, kishte si destinacion Durrësin dhe Selanikun e Greqisë. Lënda narkotike ishte fshehur në 12 kontejnerë të ngarkuar me banane dhe që kishin si orgjinë Ekuadorin në Amerikë të Jugut.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kryemadhi: Deputetët që morën mandatet janë shitur
Next post Kryemadhi: Te Kopshti Botanik Edi Rama kërkon të bëjë parkim nëntokësor