Home Aktualitet “100 dështimet e Ramës”, Basha: Shqipëria shtet i kapur për shkak të korrupsionit

“100 dështimet e Ramës”, Basha: Shqipëria shtet i kapur për shkak të korrupsionit

nga Editor

Lideri i opozitës Lulzim Basha deklaron se Shqipëria është një shtet i kapur për shkak të korrupsionit, duke iu referuar raportit të “Transparency International”.

Në një video tjetër për “100 dështimet e Ramës në 8 vite”, Basha e rendit korrupsionin një tjetër nga dështimet e kryeministrit.

“52 ditë deri më 25 prill

100 dështimet e Ramës në 8 vite

A është Shqipëria një shtet i kapur për shkak të korrupsionit?

Përgjigjja Po.

‘Transparency International’ e rendit Shqipërinë ndër shtetet që kanë nivel të lartë të kapjes së shtetit për qëllime korruptive dhe lidhjeve të personalizuara”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!