Home Aktualitet Si gënjen Pinoku te gazeta Shqiptarja.com duke përçarë shqiptarët!

Si gënjen Pinoku te gazeta Shqiptarja.com duke përçarë shqiptarët!

nga Albina Hoxhaj

Nga Artan Fuga

Dhe propaganda e fake news për gjoja atë që unë paskam thënë për ngjarjet politike në Kosovë

————-

Në një postim të dy a tri ditëve më parë, pa mbaruar procesi zgjedhor në Kosovë, kam botuar një postim në faqen time Facebook ku them se më vjen keq që kultura, arti, shkenca, jeta sociale janë përjashtuar nga hapësira publike dhe mediatike sepse politika ka zënë vend në gjithçka. Dhe kam shtuar se çfarë rëndësie ka se kush zgjidhet ose nuk zgjidhet kryeministër në Kosovë përpara jetës reale të kombit që duhet të zejë vendin e vet dhe jo të fshihet krejt!

Mediat e propagandës dhe gazeta shqiptarja,com. e ka shtrembëruar dhe në titull duke e botuar postimin tim sikur kam thënë “E kujt i intereson se çfarë bëhet në Kosovë? “

Nuk është hera e parë që shqiptarja.com dezinformon lidhur me ato që unë bëj ose nuk bëj!

Pinoku te shqiptarja.com duhet ta dijë se mua Kosova më intereson aq shumë sa edhe Shqipëria! Se veçse që jam qytetar shqiptar, jam shqiptar në gjak! Nuk jam shqiptar prej gjasme! Nuk i përçan dot shqiptarët as Pinoku te shqiptarja.com, as Nastradini !

Sa e rrezikshme është kur nuk kupton, dhe lexon mirë shqip!

Kur e lexova thashë : Ja dhe një gënjeshtër më tepër, e radhës. E turpshme!!! Vetëm gazetarë nuk janë këta!

Mirë që shkel në mënyrë vjedh-hajdute të drejtën e autorit dhe boton pa lejen e tij, e dënueshme penalisht, por edhe prodhon fake news, pra gënjeshtra që pastaj i marrin portalet, dhe analistë të shquar nga këtej e andej oqeanit, që analizojnë gënjeshtrat e gënjeshtarëve.

Gënjeshtra ka vend më shumë se e vërteta!

Kosova ka vëmendjen tonë, edhe timen, njësoj si Shqipëria, si qyteti im, si fshati im, si lagja ime. Por, në Kosovë dhe në Shqipëri unë mendoj se duhet t’i kushtohemi në mënyrë prioritare ekonomisë, institucioneve, shëndetësisë, kulturës, shkencës, arsimit, dhe jo të gjitha t’i përmbledhim se kush u bë kryeministër dhe kush nuk u bë!

Pa cënuar ata që bëhen ose nuk bëhen!

Ata janë qytetarë, marrin votën tonë, na shërbejnë, dhe poqese vendosim, i heqim!

Kaq.

Rëndësi ka qytetari dhe demokratizimi i institucioneve në radhë të parë!

Mjaft me heronj, prijësa, dhe bosa politikë!

Me këtë rast kushdo që bëhet kryeministër në Kosovë, veçanërisht z. Kurti, i uroj punë të mbarë!

Ja edhe postimi im i vërtetë:

———-

Sa keq që politika i ka marrë vendin artit, letërsisë, shkencës, fesë, filozofisë.

Çfarë rënieje!

E çfarë rëndësie ka se kush zgjidhet a nuk zgjidhet kryeministër i Kosovës!!!

A thua se u caktua trashëgimtari a trashëgimtarja e mbretëreshës së Anglisë!

Një këngë e mirë, një dramë e mirë e vendosur në skenë, një studim i mirë ka mijra herë më shumë rëndësi sesa emërimi i një kryeministri!

I kemi kthyer vlerat e njerëzimit mbrapsht!

Na kanë futur në rrugën e budallallikut si komb!

La situazione degli piccoli cani non è buona

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!