Home Aktualitet Kisha Katolike qorton ministret e Ramës: Kush u autorizoi të flisni në emër të shqiptarëve për …

Kisha Katolike qorton ministret e Ramës: Kush u autorizoi të flisni në emër të shqiptarëve për …

nga Editor

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Mons. George Frendo, ka reaguar për letrën që tetë ministret e PS i kanë dërguar parlamentit të Holandës.

Përfaqësuesi i lartë i Kishës Katolike ndalet në vlerësimin që anëtaret e kabinetit ‘Rama’ kanë për martesat brenda së njëjtës gjini, të cilat janë legalizuar në Holandë dhe për legalizimin e abortit.

Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar?

A është shenjë përparimi? Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme.

Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot.

Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!’,- thuhet në letrën e Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Mons. George Frendo.

Rreth letrës së ministrave gra

Mons. George Frendo,

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Lajme te ngjashme