Bylykbashi: Qeveritarët e korruptuar janë gati të bëjnë pakt me “Djallin”

Read Time:1 Minute, 5 Second

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, foli në televizionin A2 për situatën aktuale politike në vend.

Sa i përket negociatave, ai e quajti opozitën aktuale si lokomotivë drejt këtij procesi. Bylykbashi foli edhe për reformën në drejtës, si dhe për atë zgjedhore.

“Ne kemi qenë lokomotiva që e çoi Shqipërinë përpara në procesin e integrimit. Qëndrimi ynë është i qartë, ne kërkojmë dhe po bëjmë çmos për hapen negociatat, një proces që do të rrisë në mënyrë dramatike mbikëqyrjen mbi qeverinë, mbi këtë bandë. Por çdo lloj sinjali negativ që vjen nuk janë gjë tjetër përveçse prova e atij dëmi të madh që Edi Rama i kanë shkaktuar këtij vendi. Në fund, duhet të jetë një faturë që duhet ta paguajë Rama dhe jo shqiptarët. Fakti që ata flasim për më shumë luftë dhe korrupsion ka lidhje me krizën më situatën aktuale në vend. Kjo ka lidhje me krimin që ka përfshirë vendin. Këto dy instrumente kanë shkatërruar zgjedhjet në Shqipëri. Shtete si Holanda i kanë vënë gishtin këtij problemi. Pasoja është e tillë që vetëm mafia di t’ia tregojë Edi Ramës dhe bandës së tij qeveritare. Qeveritarët e korruptuar, të përqendruar në pushtet, janë gati të bëjnë pakt me djallin, i cili në këtë rast është krimi i organizuar që po mbyt Shqipërinë”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Gazetarja Alice Taylor fiton gjyqin me policinë: Do qëndroj në Shqipëri
Next post Kisha Katolike qorton ministret e Ramës: Kush u autorizoi të flisni në emër të shqiptarëve për …