Operacion i policisë greke, sekuestrohen 116 kg drogë pranë kufirit me Shqipërinë

Read Time:30 Second

Policia greke gjatë aksionit të ndërmarrë ditën e sotme ka bllokuar 116 kg drogë, të llojit marijuanë në pikën kufitare Shqipëri-Greqi. Operacioni u zhvillua në Grevena, ku policia greke ka ndaluar edhe dy automjete.

Në njërin prej automjeteve u gjet dhe u sekuestruan 36 pako me 116 kg 100 gram marijuanë, ndërsa mjeti i dytë shërbente për kontrollin e rrugës. Në pranga kanë përfunduar tre shtetas grekë, 34, 36 dhe 51-vjeç.

Gjatë kontrolleve në makina dhe në banesat e të dyshuarve, u gjetën edhe 285 gram marijuane në total, një peshore, një thikë, gjashtë celularë dhe 260 euro.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Opozita fiton në Kosovë/ Bushati jep mesazhin e kriptuar: Nuk kanë lidhje me oligarkë, mediat…
Next post Haxhinasto: Reforma në drejtësi u deformua! Pakt kombëtar për integrimin në BE