Të shtëna me armë jashtë sinagogës në festën hebreje, vriten 2 persona në Gjermani

Read Time:48 Second

Dy persona janë vrarë në Gjermani pas të shtënave me armë nga të paktën 2 agresorë të dyshuar.

Sipas policisë gjermane, të dyshuarit qëlluan disa plumba nga një armë zjarri, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur disa të tjerë para se të arratiseshin. Një granatë dore u hodh edhe në varrezat hebreje.

Sulmuesit besohet të ketë ikur në drejtim të qytetit të Leipzig, ndërsa sipas policisë një person është ndaluar deri tani.

“Sipas informacionit fillestar, dy persona u vranë në Halle,” tha një zëdhënës i policisë.

Policia ka këshilluar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi ose të gjejnë hapësira të sigurta për t’u fshehur. Ata kanë nisur menjëherë një operacion kërkimi për autorin e krimit.

“Deutsche Bahn” ka mbyllur stacionin kryesor të trenit në Halle ndërsa kërkimet vazhdojnë.

Të shtënat ndodhin teksa sot është festa hebreje e Yom Kippur, një ditë pushimi, agjërimi dhe lutje – dhe vlerësohet si dita më e shenjtë e vitit për hebrenjtë

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Zgjedhjet në Kosovë/ Vjosa Osmani pranon koalicionin me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin
Next post Opozita fiton në Kosovë/ Bushati jep mesazhin e kriptuar: Nuk kanë lidhje me oligarkë, mediat…