Reforma Zgjedhore/ I akuzuari për blerje votash në dosjen 184, ftesë zyrtare PD-së!

Read Time:31 Second

Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i ka dërguar një ftesë zyrtare Partisë Demokratike që të marrë nesër pjesë në mbledhjen e komisionit.

Ftesa i është drejtuar përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso, të cilit i thuhet të marrë pjesë në mbledhje nesër në orën 10:00, në Kryesinë e Kuvendit.

“Do të diskutojmë mbi ecurinë e tryezës së 25 shtatorit ku ju morët pjesë”, thuhet ndër të tjera.

PD është shprehur se Reforma Zgjedhore nuk mund të bëhet me Gjiknurin në këtë komision, pasi sipas kësaj force politike, emri i tij ka dalë në audio-përgjimet për blerjen e votave në Dibër.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kryetari ilegjitim i bashkisë Tiranë vazhdon me babëzi pushtimin e çdo cepi të gjelbër nga kulla betoni
Next post Grabitja e ikonave nga Rama/ Gjykata e Strasburgut regjistron për çështjen e koleksionistit Gjergji Thimo