Home Aktualitet Sherri për parkimin mes fqinjëve degradoi në të shtëna me armë, kush janë autori dhe të plagosurit

Sherri për parkimin mes fqinjëve degradoi në të shtëna me armë, kush janë autori dhe të plagosurit

nga Sonila Osmanaj

Nënë e bir u plagosën këtë të martë në qytetin e Durrësit nga komshiu i tyre pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orën 20:10 minuta, në një bllok ndërtesash. Zyber Jupa është përleshur fillimisht me grushta e shqelma drejt 23-vjecarit Flamur Çerma dhe më pas Jupa ka marrë armën duke qëlluar fillimisht drejt 23-vjecarit dhe më pas drejt nënës së 23-vjecarit, Valbona Çerma.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta,  shtetasi J.Z., rreth 45 vjeç, ka plagosur  me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe  shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,),  e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!