Home Aktualitet Departamenti Amerikan i Shtetit shpall Ardian Dvoranin si “kampion të anti-korrupsionit”!

Departamenti Amerikan i Shtetit shpall Ardian Dvoranin si “kampion të anti-korrupsionit”!

nga Sonila Osmanaj

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka shpallur ish kreun e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranin, si “Kamion të Anti-korrupsionit”.

Ky çmim u jep personave që sipas SHBA, kanë “punuar në mënyrë të palodhur, shpesh në përballje me armiqësitë, për të mbrojtur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar llogaridhënien në vendet e tyre“.

Nuk dihet se si Ardian Dvorani i ka bërë të gjitha këto, megjithatë vlen të theksojmë se Dvorani, ka patur përplasje të forta me Presidentin e Republikës. Ky i fundit ka deklaruar se Dvorani ka bërë “lojra mafioze” me Kushtetutën, duke e akuzuar për një sërë shkeljesh dhe për tentativë për grusht shteti.  Meta ka dorëzuar gjithashtu një kallzim penal në SPAK për Dvoranin.

Pas këtij çmimi që SHBA i jep Dvoranit, ka reaguar indirekt Presidenti Meta, duke publikuar një foto në rrjetet sociale, i shoqëruar nga disa të rinj, me mesazhin: “25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare“.

Ndërsa kryeministri Rama, shprehet se më në fund drejtësia u vu në vend në lidhje me Ardian Dvoranin.

Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron’, shkruan ndër të tjera Rama.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!