Home Aktualitet Basha takim me biznesin e madh: Rama premtoi ulje taksash, por mori 3.2 miliard euro më shumë nga ju

Basha takim me biznesin e madh: Rama premtoi ulje taksash, por mori 3.2 miliard euro më shumë nga ju

nga Sonila Osmanaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të martë po zhvillon një takim me një biznes të madh, ku thotë se kryeministri Edi Rama premtoi ulje taksash, por mori 3.2 miliard euro më shumë. Nga ana tjetër, kreu i PD-së nënvizoi se plani qeverisës është për trajtim të problemeve afatgjata.

”Shqipëria një spital i madh, ekonomia e falimentuar. Plani ynë me 5 pika parashikon garanci sovrane për bizneset e mëdha. Nuk krahasohemi me asnjë vend të Ballkanit për paketat e ndihmës. Plani ynë qeverisës, trajtim i problemeve afatgjata. Krizën nuk na e solli pandemia. Shqiptarët paguan 3.2 miliard euro nga taksat e rritura. Premtoi ulje taksash dhe mori 3.2 miliard euro më shumë nga qytetarët. Premtoi ulje taksash dhe mori 3.2 miliard euro më shumë nga qytetarët. Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim as për qytetarët, as për sipërmarrjen. Plani ynë është për angazhime konkrete, jo premtime boshe. Plani synon të ndihmojë të gjithë qytetarët”,-tha Basha.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!