Home Aktualitet Elona Guri: 8 mijë banorë po jetojnë në çadra dhe kontenjerë. Më 25 prill Durrësi do e shporrë Ramën

Elona Guri: 8 mijë banorë po jetojnë në çadra dhe kontenjerë. Më 25 prill Durrësi do e shporrë Ramën

nga Sonila Osmanaj

Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri, thotë se kryeministri Edi Rama mashtron ku thotë se familjet e prekura nga tërmeti janë rikthyer në shtëpi, pasi sipas saj janë 8 mijë banorë po jetojnë në çadra dhe kontenjerë.

Teksa publikon një bilanc të situatës, ku nënvizon se nga 1036 banesa individuale të dëmtuara kanë përfunduar vetëm 15, Guri shton se më 25 prill Durrësi do e shporrë Edi Ramën.

”Më shumë vizita në Durrës, fjalë, premtime, orë televizive për rindërtimin sesa punë. Më 25 prill Durrësi do e shporrë kryeoligarkun dhe mashtruesin e madh pasi e braktisi, e zhvati dhe e mashtroi në ditët më të vështira”,-shkruan Guri në facebook.

Postimi i plotë

“Familjet që janë prekur nga tërmeti janë kthyer në shtëpi,” gënjen kryeoligarku. Ja bilanci i dështimit dhe gënjeshtrave të kryeoligarkut:

▪️Nga 1036 banesa individuale të dëmtuara kanë përfunduar vetëm 15.
▪️Nga 30 pallate të shëmbura janë ndërtuar ZERO, pas afro një viti e gjysmë filluar vetëm 2.
▪️Nga 31 shkolla kanë filluar vetëm 10.
▪️8 mijë banorë vazhdojnë të jetojnë në çadra dhe kontenjerë.
▪️900 familje me banesa DS4 as nuk kanë marrë informacionin më minimal se çfarë do bëhet me ato.
▪️Zero punë për lagjen e re të premtuar në Spitallë.
▪️Të gjitha objektet që nuk përfundojnë dot përpara datës së zgjedhjeve janë lënë në harresë pasi nuk vlejnë sipas tij për vota.

Më shumë vizita në Durrës, fjalë, premtime, orë televizive për rindërtimin sesa punë. Më 25 prill Durrësi do e shporrë kryeoligarkun dhe mashtruesin e madh pasi e braktisi, e zhvati dhe e mashtroi në ditët më të vështira.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!