Home Aktualitet Manovra elektorale me kartat ID, Çuçi: Shtyrje paaftat për dokumentet e shtetasve mbi 75 vjeç

Manovra elektorale me kartat ID, Çuçi: Shtyrje paaftat për dokumentet e shtetasve mbi 75 vjeç

nga Sonila Osmanaj

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një deklaratë për mediat ka qartësuar se situata me rinovimin e kartave të identitetit është në kontroll.

Çuçi ka thënë se do të diskutohet shtyrja paafat e dokumenteve për shtetasit mbi 75 vjeç.

Çuçi:Jemi në bashkëpunim me kompaninë dhe kemi në rend të ditës një amendim të kontratës që lidhet me shtyrjen e afatit dhe bërjen paafat të dokumenteve të identitetit për shtetasit që mbushin 75 vjeç. Kjo ka ardhur si rezultat i negociatave me kompaninë. Çdo gjë është nën kontroll. Asnjë shqiptar nuk do të mbetet pa votuar nëse ai ka vullnetin për të ardhur në zgjedhjet e 25 prillit.

A do të ketë ndëshkime të deputetëve apo ministrave në thyrje të rregullave?

Çuçi: Kjo pyetje do të ishte nëse nuk do të ishin ndëshkuar. Ato janë çështje të organeve ligjzbatuese. Porosia është e qartë, askush nuk do të tolerohet për shkeljen e të gjithë protokolleve të vendosura për respektimin e rregullave në situatën e pandemisë.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!