Home Aktualitet “Si i ke bërë fëmijët një nga një apo dy nga dy?” Vasili: A do të bënte humor Rama po t’i kishte në shtëpi këto halle?

“Si i ke bërë fëmijët një nga një apo dy nga dy?” Vasili: A do të bënte humor Rama po t’i kishte në shtëpi këto halle?

nga Albina Hoxhaj

Petrit Vasili ka reaguar sot pas publikimit të një lajmi në media. Ai ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit, i cili pyet nënën e një fëmije të sëmurë: Si i ke bërë fëmijët një nga një apo dy nga dy? Zonja është detyruar të flasë me kryeministrin për shkak të problemeve dhe vështirësive që ka pasi një fëmijë e ka të sëmurë dhe kushtet e vështira ekonomike e kanë detyruar të kërkojë ndihmë te kryeministri, por ai përgjigjet se duhet të presë radhën.

“Shikojeni VIDEON dhe dëgjojeni ccfarë kryeministri ka ky vend që tallet edhe me fatkeqësi të rënda.

Nëna ka hallin e madh të fëmijës me handikap dhe kryeministri e pyet: Si i ke bërë fëmijët një nga një apo dy nga dy?

A do të bënte humor kryeministri po t’i kishte në shtëpinë e tij këto halle të mëdha???

Apo ngaqë ka para’ kryeministri nuk i trembet syri!?”, shkruan Vasili në profilin e tij zyrtar.



Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!