Home Aktualitet Rubineti i Ramës

Rubineti i Ramës

nga Albina Hoxhaj

Nga Gentian Çala

Kryeministri ynë fjalëshumë dhe punëpak është duke u përpjekur tu thotë shqiptarëve se rubinetin e çeljes së negociatave “e hapim ne” (pra mazhoranca) dhe “e mbyllin ata” (pra opozita). Po kjo nuk ka b… ku të rrijë! Kjo gënjeshtër, është justifikimi i radhës për dështimin e përsëritur të tij dhe të formacionit të tij politik në çeljen e negociatave.

Rubinetit të gojës duhesh ti vësh fre or mik, por ke edhe një problem tjetër se nuk të punon as pompa e mendjes. Ndaj hape sa të duash rubinetin se pikë prej idesh kreative apo zgjidhjesh nuk nxjerr që aty, përveç gënjeshtrave, të cilat nuk ti beson më kush. E si mund të të besojnë?! Propaganda tënde nuk ecën më, është thjesht një grumbull ingranazhesh të ndryshkura. Megallomanisë tënde i ka dalë nami deri në Amerikë.

E megjithatë, ti prapë i ke gjetur “armiqtë”, por pa dashje po ju bën reklamë, se edhe kur janë jashtë sistemit qenkan mjaft të zotë sa i dëgjojnë të tjerët, i dëgjojnë partnerët, i dëgjon Europa. Eh mor Edvin, si nuk i vure në punë atë të shkretë grumbull neuronesh brenda kokës, si nuk tu dridh një herë xhani, si nuk tu zgjua një herë ndjeshmëria dhe të thoje “unë kam gabuar, më falni, kjo është përgjegjësia ime…”?! Por ti vazhdon e na tregon se ashtu si je programuar ti nuk mund të ndryshosh, nuk ka asnjë shpresë se mund të bësh ndryshe.

Ti vazhdon e derdh kot fjalë në rubinetin tënd që nuk mbyllet, e rrëkeja e prodhuar aty shkon në veshët tanë përmes mediave që ke mëkuar, por kot e kot. Askush nuk të beson më as ty, as ata rreth teje! Ndaj mbylle të shkretën dhe ik nga sytë këmbët, ik e mos u kthe më në politikë, se edhe kaq keq sa i ke bërë vendit është shumë, është tepër. Pale, pale, krekosesh dhe vazhdon me përrallën bojëdalë se fajin e ka opozita që nuk po çelen negociatat.

Shko ore mbushu, ti dhe e vërteta rrini si nata me ditën, o del njëra, ose tjetra, se të dyja bashkë nuk munden! Përgjegjësi kryesor je ti dhe qeverisja që ke ndërtuar! Kjo është e vërteta…

Lajme te ngjashme