A do të shpëtohet Kopshti Botanik?! Pedagogë e studentë presin vendimin e Gjykatës

Read Time:42 Second

Pedagogë dhe studentë dhe dhjetëra qytetarët janë duke pritur në këto momente vendimin e Gjykatës Administrative për anulimin e një vendimi qeverie të marrë nga Edi Rama në bashkëpunim me Erion Veliajn për t’i rrëmbyer 15 ha Kopshtit Botanik në Tiranë, për të hapur aty sheshe ndërtimi.

Janë pedagogët e Fakultetit të Shencave të Natyrës, të mbështetur nga të rinjtë, që kanë ngritur padinë dhe që prej orës 11:00 janë mbledhur përpara Gjykatës.

“Nuk do ta lëshojmë Kopshtin Botanik”, deklaruan protestuesit, duke theksuar se Kopshti Botanik nuk është vend rekreativ sipas Bashkisë së Tiranës; ky është funksioni i fundit që ai ka, pasi Kopshti Botanik është qendër kërkimore shkencore dhe duhet t’i mbetet Universitetit.

Ata janë mbështetur nga Opozita e Bashkuar, Partia Demokratike dhe LSI-ja, që dolën këtë mëngjes me një deklaratë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Apeli i Kryemadhit: Të bashkohemi për të mbrojtur Kopshtin Botanik
Next post Korporata e Investimeve, LSI: Mekanizëm për të tjetërsuar pronën publike e private