Home Politike Diskutimet në Parlamentin e Holandës, reagon ambasada del me një qëndrim zyrtar

Diskutimet në Parlamentin e Holandës, reagon ambasada del me një qëndrim zyrtar

nga Editor

Ambasada e Holandës ka dhënë një qëndrim zyrtar në lidhje me diskutimet që kanë ndodhur ditën e djeshme në parlamentin holandez për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasada radhit arritjet e vendeve aspirante si dhe tregon sfidat e vështira që ato kanë përballë në rrugën e integrimit, ku kritikat më të forta adresohen ndaj Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave te pranimit me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Ne daten 15 Tetor, Keshilli i Ministrave do te diskutoje ne Luksemburg ne lidhje me zgjerimin dhe do te vendose ne menyre unánime.

–      Vendet kandidate duhet te permbushin kushtet strikte perpara se te bejne nje hap tjeter ne procesin e integrimit.

–      Hollanda ndjek ne menyre kritike progresin ne te dyja vendet dhe eshte e mendimit se Keshilli duhet te vleresoje secilin vend sipas meritave te veta.

–      Ne Qershor 2018, Keshilli parashtroi nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Maqedonia e Veriut perpara hapjes se negociatave. Progresi i bere eshte inkurajues. Gjithashtu marreveshja e Prespes eshte nje shembull per rajonin. Vazhdimesia e rasteve te ndermara nga Prokuroria Speciale eshte siguruar me dorezimin tek Prokurori i Pergjithshem. Nje hap i rendesishem qe ende duhet te ndermerret eshte miratimi i ligjit qe garanton prokurorine e pavarur ne rastet e ardhshme te korrupsionit ne nivelet e larta.

–      Keshilli ka parashtruar nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Shqiperia perpara hapjes se negociatave. Hollanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Lajme te ngjashme