Home Politike LAJM I FUNDIT/ Hapja e negociatave me BE-në, përfundon diskutimi në parlamentin e Holandës

LAJM I FUNDIT/ Hapja e negociatave me BE-në, përfundon diskutimi në parlamentin e Holandës

nga Editor

Pas rreth një orë debate, mbledhja e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës ka përfunduar. Anëtarët e këtij komisioni kanë dëgjuar qëndrimin e qeverisë përmes ministrit për Punët e Jashtme, Stef Blok.

Ministri ka mbajtur një qëndrim te njohur deri më tani, se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë. Kjo seancë nuk ka prodhuar kundërshti të forta nga anëtarët e komisionit.

Megjithatë duhen pritur orët në vijim nëse ndonjë parti politike do të dorëzojë një mocion kundra çeljes së negociatave me Shqipërinë për ta votuar në parlament.

Nëse kjo ndodh atëherë skepticizmi i Holandës i shprehur me termin “çelja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme” do të vuloset nga parlamenti.

Në komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë një veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord.

Pralamenti do të vendosë mbi votën e saj pro ose kundër këtyre dy shteteve, ndërsa vendimi përfundimtar do të jepet më 18 tetor nga KE.

Lajme te ngjashme