Më pak aplikues në Universitetin e Durrësit, studentët nga rrethet mbeten pa konvikt

Read Time:1 Minute, 6 Second

DURRËS- Një numër më të vogël aplikuesish për studimet e larta ka shënuar këtë vit edhe universiteti “Aleksandër Moisiu në Durrës, krahasuar me një vit më parë.

Ulja e numrit të aplikuesve, shoqëruar kjo edhe me rritjen e mesatares kryesisht për degët e mësuesisë, ka bërë që këto degë të kenë një numër më të vogël maturantësh të regjistruar deri më tani. Këto fakte i ka bërë të ditura për A2 CNN rektorja e universitetit Aleksander Moisiu.

“Nëse shikojmë regjistrimet, kemi një rënie të lehtë të numrit të regjistruarve, kemi regjistruar rreth 67% të kuotave, për gjithë fakultetet. Fakulteti i Edukimit ka rënie për shkak të rritjes së notës mesatare në hyrje. Kemi tre programe që janë nën 20%, tre degë të mira dhe të orientuara në treg, përveç këtyre nuk kemi dege që rrezikojnë te mos hapen”, thotë rektorja e UAMD, Kseanela Sotirovski.

Ndonëse universiteti i Durrësit renditet i dyti në vend sa i takon numrit të studentëve që studiojnë në të, problem mbetet mungesa e një konvikti për studentët qe vijnë nga rrethet.

“Për sa i përket infrastrukturës, jemi mbrapa, kjo është një pikë e jona e dobët”, pranon Sotirovski. Një interes të shtuar për këtë vit akademik në universitetin Aleksandër Mosiu, kanë marrë degët profesionale, të cilat duket se janë më të preferuarat për maturantët./A2.news/


Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kushtetuesja drejt ngritjes, KED i dërgon Presidentit listën me 6 kandidatët
Next post LAJM I FUNDIT/ Hapja e negociatave me BE-në, përfundon diskutimi në parlamentin e Holandës