Kushtetuesja drejt ngritjes, KED i dërgon Presidentit listën me 6 kandidatët

Read Time:35 Second

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Presidentit Ilir Meta listën me emrat e 6 kandidatëve potencialë për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Emrat në listën e dërguar nga KED janë: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi, Regleta Panajoti, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji. 

Meta ka një afat prej 30 ditësh për t’u përgjigjur në të kundërt, kandidati i parë në listë konsiderohet i emëruar.

Shumë shpejt Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale por për të realizuar seanca gjykimi kërkohen të paktën 6 anëtarë. Aktualisht në detyrë qëndron Vitore Tusha, por për të gjykuar dekretin e zgjedhjeve apo shkarkimin e presidentit Meta, Kushtetuesja ka nevojë edhe për disa muaj të tjerë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Nora Malaj: Kur beteja e parë fitohet!
Next post Më pak aplikues në Universitetin e Durrësit, studentët nga rrethet mbeten pa konvikt