Fshehu kokainë me vlerë 60 mijë euro në bodrumin e shtëpisë, arrestohet shqiptari në Itali

Read Time:48 Second

Shqiptari i arrestuar, i cili jeton në Prato, takohej fshehtazi me persona të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e drogës, teksa lëvizte gjithmonë me të njëjtin mjet.

ITALI- Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia italiane, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Burri me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve, u arrestua sërish pas ndjekjes për disa javë nga policia.

Shqiptari i arrestuar, i cili jeton në Prato, takohej fshehtazi me persona të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e drogës, teksa lëvizte gjithmonë me të njëjtin mjet.

Gjatë kontrollit, karabinierët sekuestruan pesë pako me lëndë narkotike kokainë me një peshë prej gjysmë kg, ndërsa u sekuestruan edhe 2500 euro që u gjetën brenda ndërtesës.

Pas sekuestrimit të sasisë së lëndës narkotike, shqiptari u arrestua. Mediat lokale italiane shkruajnë se nëse kokaina do të shitej në tregun me pakicë do të shpërndahej në rreth 1 200 doza me një fitim minimal prej 60 mijë eurosh.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Edi Rama i jep Carlo Bollinos për 20 vite, prona me 1 euro qira!
Next post Ironia e Publicistit Ylli Dylgjeri: Gent Cakaj si gjahtari leshko…