Home Aktualitet Mal Berisha: Në Shqipëri bëhen votime moniste dhe rezultati del pas 20 ditësh. Kosova të jetë shembull

Mal Berisha: Në Shqipëri bëhen votime moniste dhe rezultati del pas 20 ditësh. Kosova të jetë shembull

nga Albina Hoxhaj

Gjatë intervistës së tij, dhënë gazetares së Syri TV, Klaudja Karabolli, diplomati i karrierës Mal Berisha nuk la pa komentuar marrëdhëniet e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti me kryeministrin Edi Rama, por edhe nevojën, sipas tij, të ndryshimeve radikale në sistemin zgjedhor në vend.

Marrëdhëniet Albin Kurti-Edi Rama

“Nuk dua të deklaroj deklaratat personale, por tani është provuar se në fushata politikanët e kanë stekën lart. Bëjnë premtime të mëdha. Kurti do të reformojë disa nga deklaratat e tij, do ti zbusë se është edhe i detyruar të bëjë qeveri me koalicion”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë një shembull për Shqipërinë, sa i përket organizimit të zgjedhjeve.

Ai përmendi edhe votimet njëpartiake të 30 qershorit, si shembull krahasues me zgjedhjet e së dielës në Kosovë.

“Edhe në Shqipëri, aletatët kryesorë SHBA, nuk kanë investuar pak që të kemi një proces zgjedhor demokratik. Por këto lloj mësimesh nuk i kemi mësuar mirë, ose i kemi devijuar. Në Kosovë ka ndodhur e kundërta. Në Shqipëri bëhen votime moniste dhe rezultati del pas 20 ditësh. Edhe pse kontrolloheshin nga një parti. Pamë në Kosovë, pas dy orësh, njerëzit e panë kush ishte fituesi.

Komisionet zgjedhore nuk e devijojnë votën për asnjë çmim. Në Shqipëri ka ndodhur dhe e kemi parë. Sistemi zgjedhor në Kosovë u provua që është demokratik. Në Shqipëri ka nevojë për ndryshime, që nga zgjedhja e kandidatëve e deri te numërimi i fletës së fundit të votimit. Nuk duhet të marrim shembull Francën, Anglinë etj, le të shkojmë në Kosovë. Mësimi shumë i madh në Kosovë, pësimi shumë i madh në Shqipëri”, u shpreh në përfundim të intervistës së tij për Syri TV Mal Berisha.

Lajme te ngjashme