Beteja për Shkodrën, Voltana Ademin nuk e ftojnë në mbledhje

Read Time:48 Second

Hilmi Lakti është zgjedhur kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, në zgjedhjet e zhvilluara paraditen e sotme. Kryetari i ri i qarkut Hilmi Lakti do të zëvendësojë kryetaren e mëparshme, Greta Bardeli.

Lakti ka marrë votëbesimin thuaje unanim të anëtarëve të Këshillit, duke “rrëmbyer” 18 vota nga 20. Pas numërimit të votave, Lakti i ka falenderuar të gjitha ata që e kanë votuar duke premtuar se do të mundohet t’u përmbushë pritshmëritë.

“Përshëndes kryetarët e Bashkive respektive, ju premtoj se do të mundohem të justifikoj besimin që më keni dhënë. Ju uroj edhe ju sukese në punën tuaj. Faleminderit shumë,”-tha ai.

Ndonëse në zgjedhje kanë marrë pjesë të gjithë kryetarët e bashkive të qarkut, është vënë re mungesa e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila nuk ka qënë e ftuar.

Mungesa e ftesës ndaj saj është justifikuar me argumentin se anëtarë këshilli janë kryetarët e Bashkive që janë votuar nga populli në zgjedhjet e fundit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Investigimi i ‘Le Iene’, si e braktisi ambasadori Gazheli fëmijën shqiptar në kampin sirian: S’na përgjigjet më në telefon
Next post Deklarata e Cakajt/ Vasili: S’i bëhet vonë për Shqipërinë, se ky e ka lidhur gomarin tjetër kund